Përditësuar më: 23 tetor 2026
Mënyrat e pagesës
Pagesë në dorëzim
Paguani me para në dorë korrierit, në momentin kur e pranoni porosinë. Kur është e mundur, ju lutemi keni gati shumën e saktë.
Për momentin nuk pranojmë pagesa online me kartë. Mënyrat e disponueshme shfaqen gjithmonë në hapin e porosisë.
Çmimet
Të gjitha çmimet shfaqen në euro (€) dhe janë çmime me pakicë. Kostoja e dërgesës shfaqet veçmas në përmbledhjen e porosisë, para se ta konfirmoni. Për dërgesat, shihni faqen Dërgesa.
Paketimet e shënuara “Çmimi sipas kërkesës” nuk mund të porositen online dhe nuk përfshihen në asnjë total. Për to na kontaktoni dhe ju dërgojmë çmimin. Çmimet për biznese jepen veçmas, me ofertë.
Faturat për biznese
Nëse keni nevojë për faturë për biznesin tuaj, shënojeni te shënimet e porosisë ose na kontaktoni pas porosisë. Për blerjet me shumicë, kushtet e pagesës përcaktohen me marrëveshje.
Siguria
Faqja përdor lidhje të sigurt (HTTPS). Ne nuk mbledhim dhe nuk ruajmë të dhëna të kartave bankare.